Rama: Me BE-në asgjë nuk është e parashikueshme, nëse i reziston “torturës” fiton

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe procesin e negociatave, duke e cilësuar atë si një marrëdhënie ku jo gjithçka është e parashikueshme.
Gjatë intervistës në kuadër të Samitit të Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama u shpreh se kur bëhet fjalë për të marrë më shumë nga BE-ja, pritshmëritë janë të lehta për t’u parashikuar, ndërsa kur bëhet fjalë për të marrë më pak, surprizat nuk mungojnë.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka punuar shumë fort, pavarësisht pengesave të brendshme, duke përmendur edhe përballjen me burokracinë europiane. Me një dozë ironie, Rama e krahasoi këtë proces me një “torturë”, duke theksuar se nëse i reziston, në fund fiton.
Rama: Nuk ka asnjëherë thelbësisht ndryshe me BE-në. Është një martesë ku çdo gjë është e parashikueshme. Kur bëhet fjalë për të marrë më shumë, është e lehtë për t’u parashikuar. Kur është fjala për të marrë më pak, befasohesh. Kemi punuar shumë fort, nuk ka qenë e lehtë. Kemi dhe ne pengesat tona të brendshme dhe pavarësisht se jemi siguruar që ekipi ynë të jetë në kohë në Bruksel, të ulen dhe të flasin me këta burokratë që dinë kaq mirë si të të torturojnë dhe dinë të nxjerrin më të mirën prej teje. Nëse i reziston torturës, fiton, nëse nuk i reziston, atëherë shkon për dreq. E kam fjalën për ndjesi.