Rama: MobAl nis operimin e linjave turistike në 2026

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Në podkastin “Flasim” kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimet më të rëndësishme të javës të ndërmarra nga qeveria.
Rama theksoi se është krijuar MobAl, një shoqëri aksionare nen pronesi shtetërore, qe do të funksionojë si një strukturë qëndrore për transformimin cilësor të transportit publik.
Sipas kreut të qeverisë “kjo shoqëri do të sigurojë: Operimin me një standard të lartë të shërbimit të transportit publik ndërqytetës në destinacionet turistike; Operimin e shërbimeve të transportit shkollor përfshirë transportin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë; Organizimin e një sistemi transporti publik ndërqytetës modern, efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjithë vendin nëpërmjet digjitalizimit të sistemeve të biletimit dhe monitorimit në kohë reale”.
Rama theksoi se MobAl do të nisë operimin e linjave turistike ne destinacionet kryesore turistike ne jug dhe veri te vendit, duke nisur nga fillimi i sezonit turistik 2026.
“Ndërkohë, transporti shkollor për nxënës dhe punonjës arsimorë do te pilotohet në qarqe/qytete te perzgjedhura, duke nisur nga shtatori 2026”, shtoi Rama.
/m.q//a.f/