Rama: Nga sot pagesa e taksave të mjeteve do të kryhet në e-Albania

Nga sot pagesa e taksave të mjeteve do të kryhet online në e-Albania. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaron edhe disa nga risitë që do të sjellë pagesa online, duke filluar nga lekët e kursyera të qytetarëve, te ditët e punës të kursyera dhe rrugët e eliminuara.
“Për herë të parë DPSHTRR sjell pagesën online të taksave të mjetit përmes portalit e-Albania. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 57,965,408 lekë të kursyera nga qytetarët. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 11,501 ditë pune të kursyera.
Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 4,731,870 km rrugë të eliminuara. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 331,231 litra karburant të kursyera”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Taksa vjetore e mjeteve është e vlefshme për 365 ditë.
Pagesa mund të kryhet nga interneti me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pronari i mjetit, i cili nuk e kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, do të paguajë një kamatëvonesë të barabartë me 0,06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë që taksa nuk është paguar.
/rtsh.al/