E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Nuk japim Lekë për votat, “këneta” ka dalë me para

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy”u pyet lidhur me një rast të ndodhur një ditë më parë, në Lushnje për vjedhjen e votës.

Rama e ka konsideruar një krim të rëndë, ndërsa paralajmëroi qytetarët që një gjë e tillë të mos bëhet nga askush, pasi ndëshkohet rëndë.

-Do më jepni ndonjë Lekë për votën?

“Jo vlla nuk kemi Lekë për votat. Nuk e kemi bërë më parë, nuk e bvëjmë sot. Passh që kishin dalë disa që jepnin Lekë nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm. E Knei parë Latifin. Më thanë edhe që kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush të mos ta bëjë këtë gabim sepse është krim që ndëshkohet rëndë dhe nuk ja vlen”, tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›