E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Paga mesatare në sektorin publik, 1 mijë euro. Janë rindërtuar spitale dhe shkolla

Kryeministri Edi Rama thotë se paga mesatare në sektoriun publik është rritur, duke shkuar në 1000 euro.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se janë rindërtuar spitale, shkolla, dhe shtoi se vendi pret 12 milionë turistë në vit.

“Taksat e tua janë kudo ku mund të hedësh sytë, në pagat e rritura të shqiptarëve. Sot paga mesatare në sektorin publik, është 1000 euro. Është një rritje shumë, shumë domethënëse. Janë pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, ushtarakëve. Taksat janë në 53 spitale të reja, të rindërtuara nga themeli, ose 10 prej tyre të bëra nga e para, që nuk ekzistonin. Taksat janë në 430 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para, taksat janë në 400 e kusur qendra shëndetësore dhe ambulanca. Ka plot akoma, që mund të të them. Taksat janë, po t’i hedhësh vështrim Shqipërisë, në trupin e një Shqipërie që pret 12 milionë turistë të vit. Deri dje nuk bëje dot një fotografi në një qytet të Shqipërisë, se ishte tmerr”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›