E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Paraburgimi, plagë në Shqipëri, do ndërhyjmë për ta shëruar

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi amnistinë penale dhe problematikën e paraburgimit në vend, gjatë podcastit të tij “Flasim”. Ai e cilësoi paraburgimin si një “plagë” të sistemit, duke theksuar se qeveria është e vendosur të ndërhyjë me masa konkrete.

“Ligji është i qartë. Amnistia nuk përfshin asnjë vepër të rëndë penale, krime kundër jetës, dhunës, korrupsionit apo krimit të organizuar. Por është një hap konkret që do të pasohet nga të tjerë në raport me idenë e keqpërdorur të paraburgimit. Paraburgimi është një plagë në Shqipëri, e evidentuar më së miri nga Komiteti për parandalimin e torturës i Këshillit të Europës,” tha Rama.

Ai shtoi se qeveria po punon me partnerë europianë për të gjetur zgjidhje të shpejta dhe efektive.

“Paraburgimi është një plagë në Shqipëri. Një plagë e evidentuar më së miri dhe më së qarti nga Komiteti për parandalimin e torturës i Këshillit të Europës. Një plagë me të cilën përballet çdo ditë shoqëria dhe ne jemi të vendosur që do të ndërhyjmë për ta shëruar këtë plagë me masa të tjera me atë që e kam quajtur reflektim i madh dhe për të cilin po punojmë me një sërë partneresh shumë të rëndësishëm europian për të bërë ndërhyrjet e duhura dhe pa humbur shumë kohë”, shtoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›