Rama: Po shkatërrojmë demokracinë përmes medias sociale, TikToku kinez në Europë është “Ferri në Tokë”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, u ndal edhe te dëmi i madh që mediat sociale po i shkaktojnë shoqërisë njerëzore dhe dëmeve të mëdha.
Ai theksoi se bota sot i ka dhënë në dorë rusëve, iranianëve dhe gjithë vendeve që janë kundër demokracisë një armë të amdhe që është falas, rrjetet sociale, duke rrezikuar në këtë mënyrë të ardhmen e fëmijëve dhe të të njerëzimit.
“Nuk e kuptoj në të vërtetë sa u takon vendeve demokratike, flas për demokracitë e mëdha,. Është kjo gjëja që e përsërisim, Rusia këtu, Rusia atje. Dëgjova po kështu edhe Presidentikn e Forumit të Bledit që tha besoj te njerëzimi. Kur sheh se si po deportojnë kudo rusët përmes rrrjeteve që po ua japim falas duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, ndjenjën e komunitetit dhe demokracisë, flas për mediat sociale. Nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë më që media sociale për mënyrën si po e trajjtojmë është aseti më i madh që rusët dhe iraninatë kanë. Do të ndalesha te realititeti i TikTok në Kinë, është një realitet i mrekullueshëm aty. Për ne varianti kinez i TikTok është ferri në tokë”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit Rama liria e fjalës ka qenë po aq e lirë edhe kur kërkoheshin fakte dhe prova, ndërsa sot çdo kush mund të denigrohet publikisht.
Rama tha se denigrimi publik pa fakte nuk ëhstë më liri fjale, madje as nuk duhet konsideruar si e tillë.
“Për aq kohë sa nuk kuptojmë që liria e shtrirjes apo e përhapjes nuk është e barazvlefshme me lirinë e fjalës do të sabotojmë të ardhmen në emër të diçkaje që nuk arrij ta kuptoj. Nuk besoj se prindërit tanë ishin budallenj të cilët u kërkonin fëmijëve të flisnin me edukatë, të mendoheshin para se të flisnin. Kam përshtypjen se shtypi nuk ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh, të dilje aty të fyeje e të abuzoje, vetëm sepse ke një mendim ndryshe nga ai ose ajo. Këtu mendoj se po na rrëshet çështja se rusët apo ata që nuk ju pëlqen liria jonë e jetesës, ju është hapur dera plotësisht”, tha Rama.