E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shkolla e Mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër, me kushte dinjitoze në shtator

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Shkolla e Mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër po rikonstruktohet plotësisht për të ofruar kushte të përmirësuara mësimore për rreth 400 nxënës.

Ky rikonstruksion po mundësohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama  ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle.

“Shkolla e mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër po rilind, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Shkodrës, që do të transformojë ambientet e kësaj shkolle, duke krijuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit këtë shtator, me nisjen e vitit të ri mësimor”, shkruan Rama.

Kjo shkollë mban emrin e piktorit dhe arkitektit të shquar shqiptar Kolë Idromeno. Rikonstruksioni me një investim prej 133 milionë lekësh synon të përmirësojë të gjitha aspektet e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, laboratorët dhe terrenet sportive.

Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›