E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Voto 5, të bëhemi fuqi e madhe përtej të majtës e të djathtës për Shqipërinë 2030

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një thirrje publike për mbështetje në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar rëndësinë e votës për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Voto 5, le të rritemi së bashku në rrugën drejt 11 majit e të bëhemi një fuqi e madhe përtej të majtës e të djathtës, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Mesazhi shoqërohet me simbolin e një dore, në gishtat e së cilës janë degëzuar shumë duar të tjera. Simboli i dorës prezanton numrin 5 që Partia Socialiste ka në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›