E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama dekoroi zjarrfikësit heronj, Ilir Proda: Ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vlerësoi punën heroike të pesë punonjësve të policisë, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, për guximin dhe përkushtimin e treguar gjatë zjarreve që përfshinë vendin.

Proda tha se këta punonjës janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit dhe shembulli që frymëzon të gjithë kolegët e qytetarët.

“Krenarë për ju, për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguat në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre.

Ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre.

Respekt dhe mirënjohje për ta”, tha Proda.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›