E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi zhvendoset me dy ditë, mbahet më 11 korrik në Durrës

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 11 korrik. Fillimisht u raportua se takimi me të zgjedhurit  vendorë do mbahej më 9 korrik, por është shtyrë

Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raporton se takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin e Durrësit.

Referuar burimeve, gazetarja shton se fokusi i kësaj mbledhjeje do jetë te turizmi, por dhe aksionet e fundit për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshëm nga subjektet tregtare.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të largojnë barrierat vetë, pasi në të kundërt do përballen me pasoja ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›