Rama falënderon Orban: Vazhdojmë punën për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për urimet për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një mesazhi në platformën “X”, Rama u shpreh se mezi pret të vazhdojnë punën në interesin më të mirë të dy vendeve, si dhe për integrimin e plotë në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Rama vlerësoi se kjo është një kauzë që homologu hungarez e ka mbrojtur prej kohësh.
“Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor! Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, një kauzë që Ju e keni mbrojtur prej kohësh”, u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama tha se mezi pret të mirëpresë në Tiranë kryeministrin Orban për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
“Gjithashtu mezi pres t’Ju mirëpres në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian pas mbledhjes fantastike që ndamë të gjithë në Budapest vetëm gjysmë viti më parë, ku e vendose stekën shumë lart, miku im”, shkruan Rama në mesazhin e falënderimit.
/m.m/r.e/j.p/