Rama falënderon Starmer: Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për urimet për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rama shprehet se Starmer do të jetë Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe.
“Faleminderit i dashur Keir dhe mezi po e pres vizitën tënde historike pasnesër – përpara Samitit të EPC – si Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social X.
Starmer uroi më herët Ramën për fitoren të cilën e cilësoi si historike.
“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkroi Starmer në një postim në rrjetin social X.
/a.f/