Rama falënderon kancelarin Merz: Privilegj të punoj me ju

TIRANࣿË, 15 maj/ATSH/ Kryeminsitri Edi Rama falënderoi sot kancelarin gjerman Friedrich Merz për mesazhin tij të urimit për zgjedhjet e 11 majit.
Në mesazh Rama theksoi se do të ishte privilegj për të, të punonte me kancelarin gjerman.
“Faleminderit shumë, kancelar, dhe mezi pres t’ju takoj në Tiranë. Kam kujtime shumë pozitive nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punoj me ju, për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për ta afruar shtëpinë tonë të përbashkët evropiane edhe më shumë”, shkruan Rama.
Më herët Kancelari gjerman, Friedrich Merz nëpërmjet një statusi në platformën “X”, Merz uroi Ramën për rezultatin në zgjedhjet e 11 majit dhe e siguroi për bashkëpunim të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Gjermanisë. /j.p/