Rama mbledh Kryesinë e PS/ U diskutua për zgjedhjet e reja në strukturat e PS

Kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure.
Mbledhja u zhvillua në selinë rozë dhe zgjati rreth 60 minuta.
Fokusi i mbledhjes ishte organizimi i brendshëm i kësaj force politike, pasi ky vit, është vit zgjedhjesh në PS.
Gjatë periudhës maj-qershor, do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme për kryetarët e degëve.
Socialistët janë duke organizuar punët në terren dhe do duhet që anëtarët e Kryesisë të dalin në terren për t’u takuar me qytetarët, për të dëgjuar problematikat e tyre.
Gjithashtu, gjatë këtij muajit, pritet të nisë edhe një dialog me qytetarët në vend./abcnews.al