E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh Kryesinë e PS, kryeministri u kërkon anëtarëve që të shtojnë takimet në bazë

Pas mbledhjes së zgjeruar të grupit socialist, këtë të martë, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë.

Në selinë rozë, në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë dha disa porosi për anëtarët e Kryesisë.

Burimet bëjnë me dije se në fokus ishte organizimi i strukturave  si dhe takimet më të shumta në terren me njerëzit.

Pritet që këtë vit të ketë zgjedhje brenda strukturave të Partisë Socialiste pasi më herët, Rama ka lajmëruar nisjen e një dialogu me anëtarët dhe simpatizantët e PS.

Ndërkohë në mbledhje nuk është diskutuar një datë për asamblenë e Partisë socialiste, pasi është ende herët.

Gjithashtu, anëtarët e Kryesisë ngritën shqetsimin për rritjen e çmimeve që mund të vijë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Ndryshe nga mbledhja e grupit të PS, në takimin e kryesisë ishte edhe Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i zëvëndëskryeministres dhe ministres së infraskturës dhe energjisë.

Gjithashtu e pranishme ishte dhe Elisa Spiropali, e cila u largua nga posti i ministres së Jashtme.

Pas mbledhjes së shkurtër, kryeministri Edi Rama u largua nga ambjentet e selisë së Partisë Socialiste, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›