E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama mbledh qeverinë, e pranishme edhe Balluku

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur në orën 10:00.

Gjithashtu sot në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun.

Siç mëson gazetarja Luku, zëvendëskryeministrja edhe mbrëmjen e djeshme ka qëndruar deri në orët e vona në ambientet e kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›