Rama me të rinjtë: Kamza qyteti ku mund të shihet transformimi, në të shkuarën ishte në kënetë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Kamzës.
Në fjalën e tij Rama tha se Kamza është qyteti ku mund të shihet qartë transformimi.
Ai tha se qytetarët kuptuan që nëse i jep qytetin njeriut të duhur vjen zhvillimi, ndërsa ironizoi kundërshtarin, duke theksuar se në të shkuarën ata që e kishin drejtuar e kishin lënë Kamzën kënetë.
Më tej Rama tha se sot Shqipëria është si liqeni i Paskuqanit, i transformuar dhe më i bukur, por ka ende shumë punë për tu bërë.
“Kur po vija këtu mu kujtua që dy vite më parë kur sapo kisha dalë nga spitali erdha ën Kamëz. Pikërisht te ky liqen i Paskuqanit ku bëra dhe një vallëzim me një zonjë që u bë viral dhe ju thashë njerëzve të Klamzës që të na jepnin mundësinë të na jepnin punën e nisur dhe të na besonin që nëse do të na jepnin mundësinë ne do të bënim për Kamzën e gjithë banorët shumë më tepër akoma. Sot jemi dy vite më mbrapa dhe faktikisht gjithçka, ngado të shohësh dhe në çdo drejtim të kërkosh gjen se është ku e ku me çfarë ishte dhe kupton se shumë vite u humbën qorrazi, sa shumë vite vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie, a thua se vota është një biletë për të shkuar në stadium, dhe a thua se besimi për t’ia dhënë votën dikujt ëhstë një fanelë tifozi për një skuadër. Ndërkohë që vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur se si duan të ndryshojë vendi ku ata jetojnë. Nëse ka një vend në Shqipëri ku realiteti është një libër që mund të shpjegojë kapitull për kapitull që nga infrastruktura, arsimi, shërbimet, pastërtia, gjelbërimi, ndriçimi e ma radhë është pikërisht kamza për të parë se si duke ia ngarkuar detyrën një njeriu të duhur bëri të mundur që shumë gjëra të duhura të bëhen realitet. Kur isha këtu dy viote më parë nuk ishte kështu ky park. Por në fund të kësaj dekade ky park nuk do jetë kështu. Historia e këtij parku është si historia jonë, siç ishte ky park më parë ishte Shqipëria që ne gjetëm, siç është ky park sot është Shqipëria që kemi sot, por ka ende punë që vazhdon, infrastrukturë që zhvillohet. Ka shumë filiza që po rriten, por ka ende hapësirë për të mbjellë të tjera. Kjo është puna që ne kemi përpara”, tha Rama.