E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan foton: Qarku Fier sot ishte flakë

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot në Fier një takim me të rinj në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi me pesë të rinj të këtij qarku, që kanë krijuar numrin 5 me duar, simbolin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Ata ishin pesë. Këtej nga qarku Fier sot ishte flakë”, shkruan Rama.

Në takimin me të rinjtë Rama theksoi rëndësinë e veçantë të zgjedhjeve të 11 majit, veçanërisht për votuesit e rinj që marrin pjesë për herë të parë në procesin zgjedhor.

“Më 11 maj të gjithë vajzat dhe djemtë e këtij vendi, me votën e tyre, do të vendosin për Shqipërinë në Bashkimin Europian, për t’u bërë qytetarë të barabartë të Europës dhe për të marrë pasaportën europiane”, tha Rama.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›