E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan pamje: Verë në Gjirokastër

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Qyteti i gurtë i Gjirokastrës vijon të tërheqë turistë të shumtë vendas e të huaj.

Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit, por edhe nga pikat e tjera të qytetit që janë kthyer në atraksione për të gjithë pushuesit dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album fotografish nga qyteti i gurtë, ndërsa e ka cilësuar “Verë në Gjirokastër”.

Në foto shihen grupe të mëdha turistësh dhe pushuesit që vizitojnë dyqanet me suvenire të Gjirokastër, e shumë të tjerë që zgjedhin ushqimet tradicionale apo pijet në baret dhe restorantet e qytetit.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, u vizitua nga 100 mijë turistë në periudhën janar-qershor 2025 dhe ky është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, që qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Shifra prej 100 mijë vizitorësh në gjysmën e parë të vitit 2025, tregon një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë kështu Kalanë e Gjirokastrës një nga më të vizituarat, me interes të lartë për të njohur e mësuar historinë e saj.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

Album fotografish nga Gjirokastra 1 nga 9

/e.i//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›