E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Gjirokastra

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti historik i Gjirokastrës, ku turistët e huaj shihen duke vizituar Qafën e Pazarit, Kalanë, si dhe pika të tjera me interes të veçantë kulturor e historik.

Pamjet tregojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ndërsa vizitorët tërhiqen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale.

Atraksionet autentike të Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e kanë kthyer qytetin në një nga destinacionet më të preferuara për turistët që kërkojnë të zbulojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

Gjirokastra, me hijeshinë dhe vlerat e veçanta që ka, vazhdon të jetë një thesar i gjallë që tërheq turistë nga e gjithë bota.

Investimet në infrastrukturë që janë bërë vitet e fundit në Gjirokastër kanë synuar forcimin e turizmit kulturor duke e kthyer atë në turizëm të qëndrueshëm gjithëvjetor.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›