E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan pamje vjeshte nga Vlora

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Qyteti bregdetar i Vlorës edhe gjatë shtatorit është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë në stinën e vjeshtës.

Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që ofron Vlora si diell, det dhe qetësi për vizitorët. Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët ende vijojnë të udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

Pak ditë më parë në portin e Vlorës mbërriti edhe kroçera “Silver Whisper” me 375 turistë nga vende të ndryshme të botës.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›