Rama ndan pamjet: Eksperienca safari në Camp Nivica

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Agroturizmi në Tepelenë dhe zonat përreth po merr një zhvillim dhe dimension të ri, falë investimeve të ndryshme private dhe ideve inovative që sjellin risi të ndërthurura bukur me traditën.
Fshati Nivicë, i cili gjendet rreth 20 km nga qyteti i Tepelenës, duket se po lulëzon dhe po i rikthehet gjallëria e dikurshme prej numrit të madh të vizitorëve që e zgjedhin si destinacion.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Camp Nivica, një investim mes natyrës magjike në fushën e turizmit të qëndrueshëm.
“Eksperienca safari në CampNivica”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Kampingu me pamje nga Kanioni i Nivicës është i ndërtuar në çadra që vendosen mbi struktura druri të çmontueshme dhe paketueshme. Ato janë të mbuluara me tenda model safari që montohen në struktura druri e mbulohen me kashtë, për të shmangur nxehtësinë.
/m.q//r.e/