E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan pamjet: Në Shkodër janë ndërtuar 10 km korsi të dedikuara për biçikletat

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Shkodra, që njihet ndryshe edhe si qyteti i biçikletave.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama shprehet se në Shkodër janë ndërtuar 10 km korsi të dedikuara për biçikletat.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga qyteti i biçikletave, Shkodra, ku aktualisht janë ndërtuar 10 km korsi të dedikuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›