E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan pamjet: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të promovojë bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.

Shefi i qeverisë e ka nisur ditën duke publikuar pamje panoramike nga plazhi i Spillesë në Rrogozhinë, i cili duket i mbushur në këto ditë të nxehta qershori.

Ai thekson se ky plazh është një nga perlat e shumta që ofron bregdeti shqiptar.

“Mirëmëngjesi dhe nga plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›