E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan pamjet: Urat e reja në Divjakë, investim për lidhjen e fshatrave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale disa foto për investimet e reja infrastrukturore në zonën e Divjakës, urat e ndërtuara në Kular dhe Sulzotaj.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Rama e cilëson një transformim të rëndësishëm për komunitetet lokale që më parë përballeshin me vështirësi në lëvizje.

“Divjakë, Ura e re e Kularit dhe Sulzotajt”, shkruan kryeministri, duke theksuar se projektet infrastrukturore vazhdojnë të prekin çdo cep të vendit, për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Urat e reja pritet të lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen dhe shërben për lidhjen mes fshatrave dhe zonave përreth, veçanërisht gjatë stinës së reshjeve, kur përmbytjet kanë qenë një problem i vazhdueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›