E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan videokartolinë nga iftari, uron besimtarët gjatë muajit të Ramazanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë përmes një videokartoline të publikuar në rrjetet sociale në mbrëmjen e iftarit.

Në postimin e tij, Rama ndau pamje nga atmosfera e ngrohtë e iftarit, duke vënë në dukje rëndësinë e këtij momenti që bashkon familjarët dhe miqtë gjatë muajit të Ramazani.

“Me videokartolinën e kësaj mbrëmjeje të ngrohtë rreth sofrës së iftarit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në mesazhin e tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›