Rama ndan videon falënderuese nga organizatorët e “Giro d’Italia”

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Shqipëria mirëpriti për herë të parë të Giro d’Italia – Grande Partenza (Nisja e Madhe e Xhiros së Italisë), një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë.
Turneu zhvilloi tri etapat e para në Shqipëri (9 maj, 10 maj dhe 11 maj) në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të publikuar nga organizatorët e “Giro d’Italia”, të cilët falënderojnë Shqipërinë për organizimin e këtij eventi, ndërsa ndajnë edhe momente kryesore nga zhvillimi i këtij turneu çiklistik në vendin tonë.
“Il mondo gira”, shkruan Rama, krahas videos.
Ky event u transmetua në më shumë se 200 vende të botës, ndërsa më shumë se 800 milionë teleshikues ishin për tri ditë me sytë nga Shqipëria.
/m.m/r.e/j.p/