E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Çdo vend duhet të jetë i aftë të ruajë të dhënat

 Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u ndal te nevoja që shtetet të forcojnë mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë digjitale përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Rama theksoi se çdo shtet duhet të ketë kapacitetet për të mbrojtur qytetarët, gjuhën dhe të dhënat e tij, si dhe për të identifikuar manipulimet e koordinuara.

“Çdo vend duhet të jetë i aftë të mbrojë gjuhën e vet, të zbulojë manipulimet e koordinuara, të ruajë të dhënat e të mbrojë qytetarët e vet.”

Ai kërkoi gjithashtu një qasje më transparente dhe llogaridhënëse ndaj inteligjencës artificiale, duke argumentuar se vendet e vogla dhe gjuhët e vogla nuk duhet të mbeten jashtë këtij procesi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›