E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet të takohet me Papa Leonin XIV

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të enjte Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku pritet të takohet me Papa Leonin XIV. Ai u prit nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe nga përfaqësues të lartë të Vatikanit.

Më herët gjatë ditës, Rama ndau në rrjetet sociale disa momente nga vizita e tij në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, shoqëruar me një lutje drejtuar Nënës Mari, ku kërkon udhëzim, mbrojtje dhe bekim për Shqipërinë, familjet dhe rininë e vendit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›