E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Pogradec: Taksate Berishës mbysin të varfërit

POGRADEC- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama udhëtoi sot drejt Ppgradecit ku mori pjesë në pajisjen e 520 të rinjve që morën kartën e anëtarësisë në PS, ndërsa i ftoi të bëhen të gjithë bashkë për një Rilindje të Shqipërisë.
Duke vlerësuar taksën progresive përfshirë në programin e PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, kreu socialist tha se taksat po mbysin të varfrit në Shqipëri
”Qeveria i ka zhytur duart në batakun e fismorsjes se kontratave korruptive për importin e plehrave, që me taksat po mbysin të varfërit. Vetëm qytetarët e mirë mund t’i ndalin qeveritarët”, tha kryesocialisti.
Më herët, Rama komunikoi me mbështetësit e PS, nëpërmjet Tëitter, ku konfirmoi se anëtarësimet e reja në FRESSH do të vazhdojnë.

“Pogradeci shpërthim energjish përmes RE:FRESSH! 520 të rinj marrin kartën e anëtarësisë në PS. Efekti zinxhir vazhdon qytet pas qyteti”, deklaroi Rama.

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›