E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama në Samitin e Euronews: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027

3 Nëntor 2026 | 13:12

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur gjatë samitit të Euronews për Zgjerimin në Bruksel se, synimi i Shqipërisë është të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027.

Rama u shpreh skeptik me afatet e vendosura herë pas here nga Bashkimi Evropian lidhur me Shqipërinë, por theksoi se vendi ynë është duke punuar fort në një front të përbashkët me Komisionin Evropian për të arritur këtë objektiv.

“Jam i vjetër në këtë gjë, kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Nuk e di, ajo që di me siguri është se kemi punuar shumë fort. Në këtë rrugëtim ka afate që janë fashitur rrugës, kam parë se si BE nuk i ka mbajtur premtimet, por edhe ka bërë gjëra të mëdha. Ajo çfarë di si fakt është që ne po punojmë shumë fort në një plan të përbashkët, të mbështetur plotësisht nga Komisioni Evropian për t’i përmbyllur negociatat me Bashkimi Evropian deri në fund të 2027”, tha Rama.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›