E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama poston foton krah Donald Trump, ironizon opozitën: Dro del që s’është IA

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku ka dalë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Postimi i Ramës vjen pas deklaratave nga opozita se gjatë vizitës së tij në SHBA, ai nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë.

Me humor, në foto Rama ironizon ata që e akuzojnë, duke shkruar se bëjnë mirë ta shohin me kujdes, pasi del që nuk është IA.

Postimi i Ramës:

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA 🇦🇱😁🇺🇸

Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit 🫣”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›