E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama pret rabinin Yosiyahu Yosef Pinto

Kryeminsitri Edi Rama priti mbrëmjen e sotme në një takim, rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, me të cilin ka vizituar qytetin e Vlorës.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se pati privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri. një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

So honored and humbled to have the privilege of hosting Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto in Albania for the second time — a role model country of religious fraternity, where Jews were protected like nowhere else during WWII. It was a privilege to visit Vlora with him, the city where… pic.twitter.com/yMAW9QB9RW

— Edi Rama (@ediramaal) January 6, 2025


“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›