E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri, zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani dhe delegacionin që e shoqëron.

Kjo është vizita e parë që Talabani zhvillon në Shqipëri.

“Me Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e parë në Shqipëri”, shkroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau foto nga takimi.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›