E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama prezanton 8 mësueset: Do ju mësojnë gjuhën amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë

Në takimin me shqiptarët e Greqisë, Kryeministri Rama është shprehur se në Selanik të Greqisë, të pranishme janë edhe 8 nga mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe.

Për mësuesit, Rama tha se Ministria e Arsimit Shqiptare ju ka lidhur kontratë për të ju mësuar Gjuhën Shqipe fëmijëve shqiptarë të Greqisë.

Edi Rama: Mirëdita! Kalimera! Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë. Mirë se ju gjej përsëri, këtë herë në Selanik. Janë këtu në Selanik 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për të ju mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra.

E emocionuar, njëra nga mësuest ka thënë se më në fund njëra nga kërkesat tona po plotësohet.

“Sot jam e emocionuar. Sot jemi përpara një fakti për mësuesit e Greqisë që më së fundi, kërkesat tona të plotësohen. Faleminderit Kryeministër për këtë arritje kaq të madhe”, tha njëra nga mësueset.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›