Rama prezanton skuadrën fituese të Tiranës për Shqipërinë 2030 në BE

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Tiranë, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 19 deputetë në qarkun e Tiranës, 12 prej të cilëve në listë të mbyllur dhe 7 të tjerë garuan në listë të hapur.
Qarku Tiranë
Lista e mbyllur
Edi Rama, 4 mandate
Ogerta Manastirliu, 3 mandate
Elisa Spiropali, 3 mandate
Lindita Nikolla, 4 mandate
Taulant Balla, 6 mandate
Adea Pirdeni, 1 mandat
Albana Koçiu, 1 mandat
Igli Hasani, 1 mandat
Delina Ibrahimaj, 1 mandat
Ilva Gjuzi, 1 mandat
Iris Luarasi, 1 mandat
Erjon Malaj, 1 mandat
Lista e hapur
Blendi Gonxhja, 1 mandat
Erion Braçe, 9 mandate
Ervin Hoxha 1 mandat
Fatmir Xhafaj, 5 mandate
Ornaldo Rakipi 2 mandate
Anila Denaj 2 mandate
Olta Xhaçka 5 mandate
/m.m//a.f/