Rama prezanton sot një tjetër dritare dialogu online në shërbim të shqetësimeve të qytetarëve dhe studentëve

Kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot një tjetër dritare dialogu online, për të gjithë qytetarët që kanë shqetësime konkrete. Në një konferencë të përbashkët për shtyp dje me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se studentët janë përballur me presion dhe bullizim, si në hapësirën online, ashtu edhe jashtë saj.
Për këtë arsye 3 grupe studentësh janë tërhequr nga takimet me të, sipas Ramës. Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se dorëheqja nuk imponohet nga rruga.
Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që u ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Studentë që kërcënohen nga pseudo-studentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe u çojnë mesazhe të ndryshme atyre që mendojnë ndryshe. Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline, në përpjekjet e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh, me emra dhe mbiemra. Pastaj të bullizuar në ekstrem”, deklaroi Rama.