E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama pritet nga Mbreti i Spanjës, marrëveshje për “Kongresin Botëror të Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë

Kryeministri Rama është pritur këtë të premte nga Mbreti Felipe i Gjashtë, në Pallatin Mbretëror në Madrid.

Ai është i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll, një çmim ndërkombëtar që u jepet atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Në kuadër të vizitës së Ramës në Spanjë, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme edhe marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027”, që do të mbahet në Tiranë.

Për Kryeministrin Rama, kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›