E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s - ATSH -

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Kryeministri vlerësoi se Rutte mbetet një dashamirës i hapur i Shqipërisë.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se Rutte inkurajoi ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

1 nga 12

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›