E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama priti në gjunjë Melonin, Shano: Çdo kryeministër shqiptar duhet ta kishte bërë më parë

Dritan Shano ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me pritjen që iu bë kryeministres italiane Giorgia Meloni në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama u përkul në gjunjë.

Përmes një reagimi në platformën X, Shano e cilëson këtë gjest si një veprim që duhet të ishte bërë shumë më herët nga çdo kryeministër shqiptar.

Ai shton se ky është interpretimi më korrekt i marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në planin bilateral, por në të gjitha dimensionet – “gjeografik, politik, ekonomik, social, kulturor, njerëzor”.

”Vetëm hera e 2?

Çdo Kryeministër Shqiptar do duhet ta kishte bërë këtë më parë, dhe pse jo ta bäjë edhe më pas.

Eshtë interpretimi më korrekt i raportit, jo vetêm bilateral, Itali – Shqipëri në të gjitha dimensionet – gjeografik, politik, ekonomik, social, kuturor, njerëzor”, shkruan Shano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›