E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamje nga “Rruga e Dukagjinit”: Një korridor i ri zhvillimi për Alpet dhe turizmin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga puna në vijim në aksin rrugor Prekal–Lotaj–Ndërlysaj, i njohur si “Rruga e Dukagjinit”, një projekt strategjik për veriun e Shqipërisë që synon të përmirësojë ndërlidhjen dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.

Sipas Ramës, kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë, pasi lidh qytetin e Shkodrës me Lekbibajn në Tropojë dhe më tej me Bajram Currin, luginën e Valbonës dhe Gjakovën në Kosovë. Aksi shtrihet në një zonë me potencial të lartë për turizëm malor dhe zhvillim rural.

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal–Lotaj–Ndërlysaj është një ndër segmentet më të rëndësishme të veriut, që lidh Shkodrën me Lekbibajn, Bajram Currin, Valbonën dhe Gjakovën,” shkruan Rama në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›