Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë: Pjesë strategjike e Korridorit VIII, investim që afron qytetet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.
Në postimin e tij, Rama thekson rëndësinë strategjike të këtij investimi, duke nënvizuar se projekti do të afrojë qytetet, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të forcojë rolin e Shqipërisë si një urë lidhëse në rajon.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/