E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama publikon pamje nga shkolla “Fatos Lami” në Kamëz: Po rilind për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj

Shkolla “Fatos Lami” në Kamëz po rilind. Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga punimet që po bëhen për rikonstruksionin e shkollës, e cila është drejt përfundimit dhe po përgatitet të mirëpresë 700 nxënës e mësues.

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz, “Fatos Lami” për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, ju uroj një ditë të mbarë’” shkruan Rama.

Shkolla 9-vjeçare do ofrojë mësim me standarte të larta për nxënësit e mësuesit , ndërsa do të ketë sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore e informatike dhe bibliotekë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›