Rama publikon videon me AI nga rehabilitimi i lumit Lana: Llafet i merr lumi

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Tirana, vitet e fundit është kthyer në një destinacion për turistëve të e huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë. Por vite më parë, kryeqyteti kishte mungesë infrastrukture si dhe ishte larg imazhit të një qyteti të zhvilluar që është sot.
Transformimi është një shembull i qartë i ndryshimeve që ka sjellë zhvillimi urban dhe investimet e bëra. Një nga shembujt më të dukshëm të këtij ndryshimi është zona përgjatë brigjeve të lumit Lana.
Kryeministri Edi Rama, i cili asokohe ka qenë kryetar bashkie, ndau një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku pasqyrohen pamje të ndryshimeve që kanë ndodhur përgjatë lumit të Lanës.
“Eh, eh, eh, llafet i merr lumi”, shkruan Rama, teksa më videon tregohen ndryshimet dhe transformimi i brigjeve të lumit Lana në një hapësirë të gjelbër dhe të rregullt.
Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe ai i aventurës.
Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina, janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art” 1 dhe 2, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, etj. Grupet e turistëve i gjen kryesisht te sheshi “Skënderbej”, te Kalaja e Tiranës dhe te Pazari i Ri.
/m.q/a.f/r.e/