E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama reagon për fitoren e Tavos: Ta kthejmë Himarën në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e Vangjel Tavos në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.

Ai ka ndarë një video, krahas së cilës uron Tavpn për fitoren dhe thekson vendosmërinë për ta kthyer Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

“Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 20230 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.

Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë. Kandidati i PS fitoi zgjedhjet me 1477 vota më shumë se Petro Gjikuria.

Tavo ka marrë 5022 vota, pra 58.62%  ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38 %. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›