Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”, si një hapësirë e posaçme komunikimi për t’iu përgjigjur sa më shumë komentuesve në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama njoftoi komunikimin e radhës nesër në orën 08:30.
Kryeministri ka zgjedhur këtë format komunikimi live në rrjetet sociale, për t’iu përgjigjur sa më shumë qytetarëve që komentojnë mbi çështje apo problematika të ndryshme.
/m.m/j.p/