E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shkon në selinë rozë, mbledh sërish deputetët: Angazhim në terren dhe evidentim i problematikave të qytetarëve

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë deputetët aktualë që munguan në mbledhjen e djeshme për shkak se ishin në Parlament.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, mëson se Rama do të japë të njëjtat porosi për deputetët; angazhim në terren dhe evidentimi i problematikave kryesore për tu raportuar në një mbledhje të dytë.

Një ditë më parë, Rama mblodhi në seli deputetët e zgjedhur të Tiranës nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të Bashkisë Tiranë.

Rama u kërkoi deputetëve që të jenë aktivë në terren dhe të identifikojnë problematikat me të cilat përballen qytetarët në zonat e tyre.

Në mbledhje morën pjesë deputetët fitues të zgjedhjeve të 11 Majit dhe ata aktualë që nuk arritën të fitonin, si edhe drejtues të bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive administrative.

Kryeministri u la deputetëve një afat dyjavor për të dalë në terren, për të evidentuar shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›