E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim në selinë e PS/ Mbledh drejtuesit e njësive administrative të Tiranës

Pas takimit të sotëm në selinë rozë mes deputetëve të qarkut të Tiranës, ekipit drejtues të bashkisë, kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një takim tjetër me drejtuesit e njësive administrative të Tiranës.

Mbledhja pritet të nis rreth orës 9 të mëngjesit. Sakaq, në takimin e sotëm me dyer të mbyllura, kryesocialisti, porositi të tijtë të shtojne takimet në terren me qytetarët në zonat që mbulojnë.

Deputetët dhe ish deputetët e kryeqytetit duhet të koodinohen me bashkinë dhe në mbledhjet e ardhshme të raportojnë cështjet që shqetësojnë qytetarët ndërsa më shumë angazhim është kërkuar për hapësirat publike.  / abcnews.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›