Rama tallet me Kolegjin: Një ditë e kërcënon, të nesërmen tërheq padinë Qamil Xhani
Partia Socialiste eshte terhequr dje nga kerkesa per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne 284 qendra votimi ne Tirane. Ne seancen e djeshme te Kolegjit Zgjedhor, ku pritej te merrte fund procesi i ankimimeve ne Tirane, Partia Socialiste vendosi te heq dore nga padia e bere ne daten 30 qershor. Juristet e Partise Socialiste kane kerkuar nga Kolegji qe te detyroje Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe te marre ne shqyrtim padine per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Tirane. Padia e selise roze ka sjelle nje kthese te papritur ne proces, pasi ne ankesen e 30 qershorit ne Kolegj, selia roze kerkonte pikerisht pavlefshmerine e zgjedhjeve dhe anulimin e vendimit te KQZ-se per shpalljen e fituesit ne kryeqytet. Sipas juristeve te Partise Socialiste ky ndryshim kursi ne serine e padive te bera gjate dy muajve te fundit ne Kolegjin Zgjedhor, lidhet me faktin se Partia Demokratike kerkoi bashkimin e padive. Vec Partise Socialiste, pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Tirane ka kerkuar dhe Partia e Pensionisteve te Shqiperise. Kolegji Zgjedhor do te vendose sot per padine e PS-se per kthimin e ceshtjes ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne rast te pranimit te padise se PS-se, atehere ceshtja rikthehet serish per vleresim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Por nga ana tjeter, ne rast se trupi gjykues do te rrezoje Partine Socialiste, duke legjitimuar vendimin e KQZ qe e cilesoi kerkesen e socialisteve per pavlefshmeri jashte afateve, atehere procesi quhet juridikisht i perfunduar. Kerkesa e PS-se synon te shpalle te pavlefshem procesin zgjedhor ne 284 qendra votimi, e per pasoje vendimin qe shpalli fitues kandidatin e mazhorances ne Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha me 92 vota. Kerkesen e bere nga PS-ja me pare ne KQZ per pavlefshmeri, ky institucion e rrezoi me dy argumente ligjore. Sipas anetareve te KQZ-se, ky institucion nuk kishte tager per te gjykuar pavlefshmerine dhe pika e dyte lidhje me kalimin e afateve kohore per ankimim nga ana e opozites. Por levizja e opozites ka sanksionuar ligjerisht dhe fitoren e kandidatit Lulzim Basha me 92 ne avantazh. Ne baze te kerkeses qe beri dje PS-ja ku kerkoi shqyrtimin e pavlefshmerise nga KQZ-ja, Kolegji ka pushuar padine e pare, ate te dates 30 qershor, ku ankimohej edhe vendimi qe shpallte fitues Lulzim Bashen.
Nga kercenimet e liderit deri te sjellja e kalamajve
"Ne shpresojme qe pese gjykatesit e Kolegjit te nesermen te respektojne Kushtetuten dhe te mos ligjerojne ne asnje menyre, rezultatin haptazi antikushtetues te KQZ", ky eshte presioni i fundit, i bere dy dite me pare, nga kandidati humbes i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i bere personalisht nga ai me nje artileri te rende, pasi kishte nxjerre me pare te gjitha artilerite e lehta, qe nga Saimir Tahiri dhe deri te Spartak Ngjela. Kjo goditje e hapur ndaj drejtesise, edhe pse e rende ne vetvete, ne te njejten kohe tregon nje mungese te rende serioziteti, pasi gjylet e Edi Rames nuk goditen vetem muret e drejtesise, por cadrat e nderkombetareve qe kishin bere rregullisht thirrje per respektim te vendimeve te Kolegjit dhe per perfundimin sa me shpejt te se ashtuquajtures maratona e Tiranes. Ndaj terheqja sot nga Kolegji e Partise Socialiste per pavlefshmeri te zgjedhjeve, qe ishte edhe thelbi i luftes se Edi Rames kete muaj, fashiti gjithe ate seriozitet kercenues qe lideri i PS kryetari humbes i Bashkise se Tiranes i dha kesaj ceshtjeje, duke e shnderruar jo per here te pare brenda nje nate, Edi Ramen, nga nje burre te serte ne syte e gjithe shqiptareve, per me teper ne syte e gjithe socialisteve qe i perdori si jenicere per te mbajtur Bashkine e humbur. Tashme te gjithe e kane kuptuar se Rama nuk eshte lojtar i fushave te medha, por lojtar ne fusha lagjeje, e ndoshta vetem lojtar i njesise 5 ne Tirane, qe vetem me klecka procedurale dhe me lojera kalamajsh, thjesht kerkon te zgjase qendrimin de juro ne zyrat e bashkise se Tiranes. Sepse de fakto ka kohe qe nuk hyn ne ate zyre. Edi Rama ka humbur keshillin bashkiak te Tiranes, ka humbur 7 minibashki dhe tashme me lojerat e fundit prej cilimiu ka humbur perfundimisht besimin tek qytetaret e Tiranes dhe socialistet e gjithe Shqiperise. Dhe kjo nuk eshte vetevrasja e pare politike e Edi Rames, ai u vetevra politikisht tre vite me pare, kur humbi aleatin me te madh te se majtes, qe i kishte dhene gjithnje fitoren, Ilir Meten. Ai vrau politikisht PS me deklaratat anti -NATO, kur Shqiperia u be anetare e aleances. Vrau politikisht, serish, PS-ne me deklaratat kunder liberalizimit te vizave, duke sensibilizuar me kot nderkombetaret per dyndje te shqiptareve ne Evrope. Edhe pse ju la dore e lire ne hartimin e Kodit nga mazhoranca, ai bashke me ekspertet e tij te besuar hartoi nje Kod Zgjedhor qe shkoi kundra interesave te partise se tij. Ai futi si burre gjithe PS-e ne greve urie, me pas i beri thirrje si kalama te dilnin nga greva. I nxori si burre deputetet e PS-se nga parlamenti shqiptar, dhe jo me larg se para nje jave u beri thirrje si cilimi qe te dilnin serish. Ai me statusin e tij si politikan ngaterroi dhe juristet e PS qe u bene qesharak me padite dhe kundra padite si ne KQZ, ashtu edhe ne Kolegjin Zgjedhor duke vertetuar edhe nje here se edhe juristi me i mire ne bote, nuk mund te ndihmoje nje lider politik te paafte.
Marre nga televizioni "Klan"